Një tjetër rast vde.kje është shënuar në Tiranë, ku shkak dyshohet të jetë “gripi i derrit”.
Sipas informacioneve një pacient, 37 vjeç nga Elbasani ka humbur jetën sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Senatorium.
News24 bën me dije se shkaku i vde.kjes mund të jetë gripi. Mësohet se vde.kja e tij ka ardhur si pasojë e një komplikacioni në mushkëri, kjo ka përkeqësuar gjendjen e tij duke i marrë edhe jetën.
Kujtojmë që ky është rasti i katërt i vde.kjeve të dyshuara nga gripi, dy prej të cilave janë të konfirmuara nga ISHP.