Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend se disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë hyrë në politikë si pasojë e dhunës barbare politike, ndërsa deputetëve të opozitës iu tha se “duhet të shkojnë me këmbët e veta përballë organeve të reja të drejtësisë SPAK-ut dhe BKH-së”.
“Në këtë sallë Gramoz Ruçi, Edi Rama, Pandeli Majko, Spartak Braho, Bujar Çela, Roland Xhelili, Anastas Angjeli, Ilir Xhakolli, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Xhevit Bushi, Besnik Bare, Musa Ulqini, Bashkim Fino, Adelina Risto, Xhemal Qefalia, Edi Leka, Ismet Beqiri, Fadil Nasufi, Ditmir Bushati, Arben Pëllumbi, Anduel Xhindi dhe unë kemi hyrë në politikë nga dhuna barbare, kriminale politike, e ushtruar nga pushteti, nga regjimi nga viti 92 deri në 96 dhe pastaj nga cikli tjetër i dhunës.
Të gjithë deputetët e tjerë që shihni në këtë anë të Partisë Socialiste dhe të tjerë që nuk janë në këtë sallë kanë hyrë në politikë përmes dhunës barbare specifikisht në zgjedhjet e 2009”, theksoi Braçe.
“Krimet barbare nga ’92-‘ 96 veçanërisht në ’96, krimet barbare në ’97, krimet barbare elektorale në 2009 me banditë që dilnin nga burgjet që i kanë ndjekur pas këta njerëz që keni këtu në sallë, deri tek krimi krimi barbar mbi socialistët e ndershëm më 21 janar në mes të bulevardit”, u shpreh Braçe.
Zv/kryeministri Braçe tha se “duhet t’iu bëjmë të largoheni nga kjo sallë e të mos keni kurajon të ktheheni këtu.
Ju qe merrni kurajon të përmendni SPAK dhe BKH, do të duhet që me këmbët tuaja të shkoni në ato organe për t’u përballur për krimin më monstruoz që ka ndodhur që nga 4 shkurti i ’44 në këtë vend, në atë bulevard, pushkatimin pa gjyq të katër njerëzve të ndershëm dhe lënien në mëshirë të fatit të 10 fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre”.
Duke folur për planin ekonomik të opozitës Braçe tha se “kur keni paraqitur këtë planin e famshëm ekonomik, e keni menduar se me atë taksën 9% të gjithë bizneseve me nga 14 milionë lekë xhiro vjetore e sipër i falni jo më pak se 125 milionë dollarë në vit. Por a janë këto biznse, bizenset e këtyre oligarkëve që po flisni juve”. “Shqiptarët ta dëgjojnë të gjithë, ju që merreni me sipërmarjrne dhe keni një xhiro vjetore 0-5 milionë lekë, që nëse sot paguani zero tatim fitimi, Basha me planin ekonomik do t’iu marrë 0.5% të xhiros ditore si tatim të fitimit”, u shpreh Braçe. Ndërsa për protestën e opozitës, Braçe theksoi se “nuk do të merrni mbështetjen e një socialisti të vetem, se keni vrarë në mes të bulevardit”./atsh