Loading...

Kush është vlonjati që la të vd.ekur gruan dhe pr.eu damarët

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një burrë ka mb,ytur gruan e tij dhe më pas ka pr,erë damarët.

Vik,timë e ngjarjes së rëndë ka mbetur Eva Lera, 43-vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore është Teodor Lera, 53 vjeç.

Eva Lera ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është mësuar se burri u transportua për në spital dhe ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe se shpesh burri ka dh,unuar gruan, madje disa muaj më parë e ka plagosur edhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është njoftuar në polici nga një i afërm i çiftit, i cili i kishte telefonuar dhe ata nuk i ishin përgjigjur në telefon.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com