Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë.
Liljana Baku, do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë sot kërkesën e tij.
Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.