Loading...

Parisi në zi, përshkallëzohet bilanci në dhjetë të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë

Të paktën dhjetë persona vdiqën dhe një tjetër u plagos në gjendje kritike për jetën pas një zjarri të fuqishëm, me shumë mundësi një akt kriminal, që përfshiu mbrëmjen e së hënës një ndërtesë në Paris. 

Një banore e godinës me probleme mendore është ndaluar.

Ndalimi i gruas, e dyshuar se mund të jetë shkaktarja e zjarrvënies së qëllimshme, u pezullua në mesditë për t’u shoqëruar në infermierinë psikiatrike të prefekturës së policisë, njoftoi prokuroria e Parisit.

Ky është rasti më tragjik i shënuar në Paris prej gati 14 vitesh.

Forcave zjarrfikëse iu nevojitën pesë orë për të marrë nën kontroll situatën, ku u regjistruan 33 të plagosur, përfshirë tetë punonjës të zjarrfikëses.

Mbi pesëdhjetë persona u evakuuan me urgjencë nga godina me ndihmën e shkallëve të mëdha./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com