”Në fakt, temperatura më e lartë ndryshon madhësinë dhe speciet e algave të vogla që jetojnë në sipërfaqen e oqeaneve, duke përcaktuar ngjyrën e tyre”, sipas një studimi të publikuar në revistën ”Nature Communications” nga grupi në ”Massachusetts Institute of Technology” (MIT) koordinuar nga biologia Stephanie Dutkiewicz.
Simulimi tregon se rajonet blu të oqeaneve, do të bëhen më të varfra, pasi algat e vogla (fitoplankton) që i popullojnë tani do të bëhen edhe më blu.
Edhe zonat më të gjelbërta, si ato në afërsi të poleve, do të bëhen më të theksuara për shkak se temperaturat e ngrohta favorizojnë përhapjen e specieve të reja të fitoplanktonit.
Sipas Dutkiewicz, “nëse ndryshimet klimatike lëvizin komunitetet e mikroorganizmave nga një zonë në tjetrën, gjithashtu do të ketë pasoja edhe në rrjetet ushqimore”./atsh