Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot opozitës që të kontribuojë për reformën zgjedhore.
“Lërini historitë me protesta dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhni rripat për humbjen e qershorit. Jua kam premtuar se në qershor, jo që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë që keni, por do të dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, sepse atë do ta drejtojmë ne”, tha Rama nga salla e Kuvendit.
Kryeministri garantoi se “do ta bëjmë Kukësin me aeroport, me stadium dhe me shumëçka tjetër që ju nuk bëtë në Kukës”. “E gjetët Kukësin me flamur dhe e latë me shkop dhe këtu sollët Flamurin”, tha Rama. /atsh