Loading...

Goditja e paligjshmërisë, 6 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka shtuar masat për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë 7 persona dhe u sekuestruan 3 armë zjarri.

Policia e Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish – të dashurën. B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet. M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri “pistoleta”.

D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”. F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten. E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com