Loading...

Pesë viktima nga të shtënat brenda një banke në Florida

Pesë persona mbetën të vranë në një bankë të Floridës, njoftoi policia pas arrestimit të personit të dyshuar.

Forcat e rendit të qytetit qendror të Floridës, Sebring, njoftuan se “një person telefonoi policinë rreth orës 12:30 dhe tha se kishte gjuajtur me armë brenda bankës”.

“Negociatat fillestare për të larguar personin e armatosur nga banka ishin të pasuksesshme”, theksoi shefi i policisë Sebring Karl Hoglund në një konferencë për shtyp.

Autori u dorëzua pas negociatave me agjentë e policisë. Personi u identifikua si Zephen Xaver, 21 vjeç. Policia nuk dha detaje rreth viktimave por nuk është e qartë nëse ata ishin punonjës të bankës, apo klientë të saj.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u informua për situatën, dhe garantoi “të gjithë mbështetjen që mund të nevojitet”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com