Loading...

Kuvendi miraton emërimin e Kryeministrit Rama në krye të diplomacisë shqiptare

Kuvendi miratoi me 78 vota pro dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, duke miratuar me të njëjtin numër votash emërimin e Kryeministrit Rama në postin e kryediplomatit.

Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi, janë të fundit nga ndryshimet në qeveri pas vonesës për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga ana e Presidentit Meta.

Gjatë seancës së sotme janë zëvendësuar po ashtu edhe vendet bosh të ministrave të rinj nëpër komisionet parlamentare. Në këtë seancë është vendosur që ish-ministri Ditmir Bushati të marrë kryesimin e delegacionit shqiptar në OSBE. Arben Ahmetaj ka marrë drejtimin e Komisionit të Ekonomisë, Niko Peleshi ka marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Senida Mesi, ka marrë pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Integrimit. Blerina Gjylameti është votuar si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u votua nga Kuvendi, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com