Loading...

Rikthimi i vlerave historike e kulturore të Dhërmiut

Dhërmiu është një ndër fshatrat më të bukur të jugut. Puna për rikualifikimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi po vijon.

Kryeministri Edi Rama shprehet se vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike.

MIRËMËNGJES , dhe me këto foto nga Dhërmiu ku vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike si edhe hapësirave urbane, ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Rama.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com