Punësimi në vend si një nga prioritetet e qeverisë, ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditë janë punësuar 549 persona.
Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Durrësit, Vlorës dhe Fier kanë numrin më të madh të të punësuarve, falë zyrave të punës.
Shifra për periudhën 11-17 janar, të shpërndara sipas qarqeve të vendit:
Në qarkun e Beratit janë punësuar 47 persona, nga këta në Berat 34, në Skrapar 3 dhe Kuçovë 10.
Në qarkun e Durrësit 100 persona nga këta në bashkinë Durrës 88, në Krujë 12. Në qarkun e Fierit 83 persona, në bashkinë Fier 57 dhe në Lushnjë 26.
Në qarkun e Korçës janë punësuar 24 persona, nga këta në Kolonjë 2, në Korçë 14 dhe në Pogradec 7, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 16, nga këta në Dibër 4, Mat 1 dhe Bulqizë 11.
Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 22 persona, në bashkinë Elbasan 25, Gramsh 4, në Librazhd 4, në qarkun e Gjirokastrës 15, nga këta në bashkinë Gjirokastër 10, në Përmet 4 dhe në Tepelenë 3.
Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 9, në Has 4 dhe Tropojë 5, në qarkun e Lezhës 14 gjithsej nga këta në Kurbin 6, Lezhë 5, në Mirditë 3. Në qarkun e Shkodrës 28 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 4 dhe në Shkodër 24.
Në qarkun e Tiranës janë punësuar 98 persona, 95 në Tiranë dhe 3 në Kavajë. Në qarkun e Vlorës 76 gjithsej, në Sarandë 5 dhe në Vlorë 71./atsh