Loading...

Ngjarja e rëndë në Vlorë – I plagosuri niset drejt Tiranës

Pas 5 orësh ndërhyrje kirurgjikale, Mikel Mehmeti, i cili mbeti i plagosu nga një atentat në Vlorë është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, ku persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.
41-vjeçari Mehmeti dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti dhe një tjetër person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”.Agresorët duket se e kanë ditur rrugën që do të ndiqte mjeti, duke e qëlluar afër në anën e drejtuesit të makinës.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se dy agresorët janë larguar menjëherë me një motor nga ngjarja.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

I lenduari njihet ne Vlore si anetar i grupit te Llanajve qe ishte perfshire ne nje serial krimesh ne kete qytet nga viti 1999 e ne vazhdim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com