Loading...

Vlorë -Detaje të reja,gjendet një makinë e shkrumbuar nga flakët

Pas atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kanë dalë të tjera detaje në dritë. Mesohet se plagosja e 41 vjeçarit Mikel Mehmeti, ka qenë një atentat i mirëfilltë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark.

Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke, ishte një atentat i mirëorganizuar. Në vendin kur ka ndodhur ngjarja. Ai jetonte në zonën e Selenicës dhe në ditën e sotme kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetib e Vlorë. Rruga ku ka ndodhur ngjarja ka parë shumë atentate, kjo rrugë njihet si rrugë qorre.
Personi i plagosur rrezikon të kthehet në një viktimë, dhe nuk ka informacione për implikime të tij në ngjarje të njohura, shkruan BW.

Një informacion i fundit, është gjetur në afërsi të stacioni i trenit një automjet i djegur nga autorët. Automjeti është 4 km larg vendit të ngjarjes”, u shpreh ai

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com