Loading...

Arapash me miell misri dhe të brendshme Qengji.Një nga gatimet më tipike të Labërisë

Arapash
Qull i trashë me miell misri, gjalpë e djathë. Një lloj mëmëlige që në disa krahina gatuhet edhe me zorrë e mëlçi bagëtish të imëta ose me lakra të egra, të grira hollë. Është një nga gatimet më tipike të Labërisë. Arapash me miell misri. Arapash me zorrë qengji.
Arapash me të brendshme Qengji, një pjatë tradicionale shqiptare me shije dhe e lehtë në përgatitje. Shoqërohet me një gotë vere të kuqe ose raki.
Përbërësit
500 gr miell misri (i bardhë dhe i imët)
2 kg lëng mishi
200 gr gjalpë (i freskët deleje)
600 gr të brendshme qengji ((zorrë të holla, mëlçi, shpretkë, etj))
Përgatitja
1
Për përgatitjen e arapashit, në fillim lani dhe pastroni mirë me ujë e më pas me limon ose uthull të përbrendshmet e qengjit. Më pas pritini në copa të vogla dhe skuqini në një tenxhere të thellë, ku më parë është hedhur gjalpi
2
Pasi t’u ketë dalë lëngu, shtoni miellin e misrit, kaurdisini së bashku dhe shtoni lëngun e vakët i mishit.
3
Vazhdoni duke e trazuar ngadalë dhe me zjarr jo shumë të fortë, derisa masa e krijuar të fillojë e të nxjerrë flluska përsipër.
4
Hidheni në pjata dhe për dëshirë, sipas traditës labe, mund t’i shtohet djathë nape i freskët dhe i thërrmuar.
Ju bëftë mirë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com