Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i pranishëm sot në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit dhe në përfundim të aktivitetit gjatë një prononcimi për mediet u shpreh se, për grabitjen e Pashalimanit ka një hetim.
“Pashalimani po hetohet nga Policia Ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen” – tha Lleshaj.
Ministri foli edhe për protestën e studentëve.
“Dua të them që policia ekziston për të ofruar siguri dhe qëndron jashtë palëve. Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, që pasi përfundoi protesta kanë menduar ta vijojnë në një formë tjetër atë. Ligji garanton autonominë dhe paprekshmërinë, që nënkupton paprekshmërinë nga çdo formë e dhunës. Kemi pasur shqetësime për bllokimin e disa universiteteve. Ka pasur kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për të larguar studentët që ishin atje. Ambientet duhet të mbeten të lira. Të bëhet kujdes.” – tha Lleshaj.atsh