Loading...

Mbytjet një anije në bregdetin turk – Gjashtë persona kanë humbur jetën

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u mbyt në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.

”Shtatë prej 13 personave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA.

Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan.

Anija tregtare që udhëtonte nën flamurin panamez u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të krahinës së Samsunit.

Sipas shtypit nëntë nga personat në bord janë nga ukrainas, dy janë azerë dhe dy janë rusë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com