Furnizimi me energji elektrike ne Qarkun e Vlorës po vazhdon normalisht.
Pavarësisht motit të keq, në qytetin e Vlorës, në zonën e Mifolit, Novosel, Himarë, Orikum dhe Lumi i Vlorës furnizimi me energji elektrike po kryhet pa problem.
Me përjashtim të ndonjë shkëputjeje të vogël.
Ja disa nga defektet që janë konstatuar nga moti i keq:
Në fiderin 1 Radhimë, i cili furnizon me energji elektrike Dukat Fushë, Dukat Fshat, Tragjas dhe Llogara; në fiderin 4 Amonicë, i cili furnizon me energji elektrike Amonicë, Ploçë, Vajzë, Petë, Hysoverdh, Mallkeq dhe Lezhan; në fiderin 3 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Kuçit; në fiderin 2 Himarë, i cili furnizon me energji elektrike Livadh, Vuno, Jal.
Këto linja u vunë në punë në kushte shumë të vështira atmosferike.
Momentalisht jashtë pune është fideri 2 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike Kallarat, Hor, Vranisht, Bolene. Për të cilin po punohet me ekipet në terren për të vënë në punë edhe këtë fider.