Loading...

Moti i keq pritet të përfshijë vendin

Drejtoria e Përgjithshme Detare, jep njoftimin mbi motin e keq që do të përfshijë vendin tonë, për rrjedhojë dhe ujërat tanë territorialë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga Erë e fortë dhe temperatura nën zero.Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë!

Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje e motit te keq!”, thuhet në njoftim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com