Pas apelit të bërë nga ana e qeverisë shqiptare për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike në mënyrë vullnetare, pronarët e këtyre të fundit kanë filluar mbylljen e tyre përpara datës 1 janar, që është edhe afati i fundit për këto aktivitete.
Kryeministri Edi Rama ka sjell një shembull konkret nga mbyllja e një prej pikave të basteve në kryeqytet, duke shkruar “lamtumirë”.
Pikat e Basteve kanë filluar prej kohësh të mbyllen në mënyrë vullnetare, pas ligjin për mbylljen e tyre dhe nga dhjetëra në çdo rrugicë, në ditët e fundit të dhjetorit janë vetëm disa pika funksionale.
Sipas ligjit kanë mbetur edhe 48 orë kohë që bizneset të mbyllin aktivitetin, pasi nga 1 janari nuk do të lejohet asnjë biznes për sa i përket basteve dhe llotarive sportive.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë./atsh