Loading...

Policia e Shtetit ka surprizuar Kevin, një fëmijë të vogël , i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen

Policia e Shtetit ka surprizuar Kevin, një fëmijë të vogël në Bathore, i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen.

Policia dhe Ministria e Brendshme kanë shpërndarë edhe dhurata për Kevinin, ndërsa përtej lodrave si makina policie, atij iu dhurua edhe uniforma e Policisë së Shtetit së bashku me mjetet e tjera të patrullimit.

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri. Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi”, thotë Policia e Shtetit.

Babagjyshi sekret është kthyer tashmë në një traditë, ku prej 2016-ës, njerëz të ndryshëm apo institucione i bashkohen kësaj nisme, duke u bërë Babagjyshi i një dëshire fëminore, apo edhe duke nxitur një fëmijë të shprehë dëshirën e fundvitit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com