Loading...

Mediat serbe: Mafia shqiptare “zapton” Serbinë

Mafia shqiptare “zapton” Serbinë jane shprehur mediat serbe.
Mediat serbe raportojnë se mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të patundshme në shtetin e Serbisë.

Ato shkruajnë se ky pastrim parash është kryer përgjatë një dekade dhe kjo e gjitha me ndihmën e biznesmenëve vendas, të cilët kanë influencë në sektorët të ndryshëm.
Media shtetërore serbe “B92” duke cituar “Kurir” shkruan se: “Mafia shqiptare në këtë mënyrë “u bë ndoshta lojtari më i madh me një skemë të pastrimit të parave të përftuara përmes krimit, kryesisht drogës dhe trafikimit të armëve”, shkruan BW.

Ish-drejtori i policisë së Beogradit, Marko Nikoviç u shpreh se mafiozët shqiptarë pastrojnë nga 80- 100 milionë euro në vit duke blerë toka për ndërtim, investime në pasuri të paluajtshme dhe në fushën e ndërtimit. Kjo veprimtari sipas tyre është ndihmuar nga biznesmenë serbë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com