Loading...

Sarandë/Gjendet në kanal trupi i pajetë i një personi

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat. Nuk dihet ende identiteti i viktimës si dhe shkaqet e ngjarjes. Policia vijon hetimet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com