Loading...

Shqiptari shpallet “hero” në Suedi – Shpëtoi 20 fëmijë!

Shqiptari nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në shtetin e Suedisë. Bëhet fjalë për Fidan Bejtan, i cili ditën e sotme do të dekorohet me titullin “Engjëlli Mbrojtës” pasi u shndërrua me të vërtetë në hero duke shpëtuar 20 fëmijë, të cilët ishin pre e një agresioni me thikë të ndërmarrë nga një grua në një park lojërash

Gruaja në fjalë mbante thikën në dorë dhe tentoi të godiste fëmijët teksa po luanin së bashku në një park të Suedisë. Për të shpëtuar fëmijët, shqiptari në momentin e sulmit u përplas fizikisht me gruan agresore, veprim i cili mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.

Për këtë akt human ka reaguar edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, i cili e ka falënderuar kosovarin në emër të te gjithë suedezëve për aktin e lartë human.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë drejtpërdrejt”.

Sipas mediave lokale, gruaja që sulmoi fëmijët në një park lojërash në Malmo kishte probleme me shëndetin mendor, ndërsa të gjithë kanë ngritur lart veprimin e Fidanit, i cili sot është shndërruar në një ambasador të shqiptarëve kudo në Diasporë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com