Alarm i verdhë në gjithë Italinë me rënien e temperaturave në Jug e Qendër dhe borë në Veri, nga Piemonte deri në Veneto dhe Emilia Romagna. Mbrojtja civile ka dhënë një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit në nivelin “e verdhë”. Hekurudhat e shtetit kanë aktivizuar fazën e alarmit kundër borës dhe acarit, veçanërisht në Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardia, Emilia-Romagna dhe Alto Veneto. Janë efektet e turbulencës së Atlantikut, që afrohen nga perëndimi. Janë parashikuar reshje dëbore të dobëta në të moderuara.
Nga pasditja reshjet e borës do të shtrihen në zonat e brendshme të Ligurias dhe Toscanën lindore në lartësi mbi 300-500 metra dhe mbi 400-600 metra do të prekin dhe Marche, ku kuotat e borës ulen më tej deri 100-300 metra gjatë natës. Nga mbrëmja parashikohen reshje të dendura mbi 400-600 metra në Abruzzo dhe Umbria. Sipas parashikimeve, bora do të zbresë edhe në Apeninet piemonteze dhe do zbardhet edhe Torino sidmos në zonat kodrinore.
Gjithashtu shoqata meteorologjike italiane parashikon borë në qytetin e Mole.
Në Liguria ka rënë alarmi i verdhë në pritje të shirave në bregdet dhe borë në brendësi. Kodi i verdhë për borë dhe akull në Toskana, ku zona e prekur nga moti i keq është shumë e gjerë dhe mbulon të gjitha zonat qendrore-veriore dhe lindore. Në zonat e brendshme, është e mundur prania lokale e akullit, nganjëherë edhe në lartësi të ulëta. Në Venecia, nga ana tjetër, janë dhënë paralajmërime për reshje të mundshme bore dhe ngrica, duke filluar nga ora 15.00.
Duke zbritur përgjatë bregut Adriatik, është dhënë sinjali i verdhë për borë, deri mesnatën e së hënës, në bregdetin e Emilia-Romagna, përveç brigjeve, ku alarmi është i gjelbër. Në Campobasso dhe në zonat kodrinore të Molises së Mesmë, që në mëngjes ka reshje të lehta bore. Me alarm të verdhë për shira në sektorin lindor dhe në bregdet me erëra të forta nga veriu dhe det shumë i trazuar.