Loading...

Vlorë – Studentët,do të qëndrojmë deri në fund

Studentë të Universitetit Ismail Qemali Vlorë kanë vijuar protestën e tyre,të ndalur tashmë para rektoratit.

Thirrje për t’ju bashkuar protestës së tyre edhe studentët e tjerë,ndërsa është përpiluar edhe një kërkesë me pesë pika drejtuar rektorit të universitetit të Vlorës Roland Zisi.
Studentët kanë qëndruar para rektorarit,ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre,duke shprehur njëherësh edhe mbështetjen e tyre për studentet në Tiranë.

Të mos penalizohen studentët me mungesa,krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
Të ndalohet diskrimimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
Të bëhet i mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7 dhe krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.
Studentët e universitetit Ismail Qemali janë të vendosur të shkojnë deri në fund për protestën e tyre,ndërsa do të vijojnë të protestojnë para universitetit Ismail Qemali të Vlorës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com