Loading...

Flamurtari luan të shtunën sërish në Vlorë

Vlonjatet vijne pas nje fitoreje mjaft te rendesishme perballe Lacit,po ne fushen e tyre dhe duket bse situata tek skuadra e drejtuar nga Ilir Daja eshte mjaft e qete dhe pozitive. Humbja me Kastriotin,para dy javesh nuk mendohet dhe tek Flamurtari kerkojne fitoren e dyte radhazi.

Mesfushori Idriz Batha,mungoi ndaj Laçit per shkak kartonash,ndersa eshte plotesisht gati per takimin e dites se shtune me Kamzen ne Vlore. Nje ndeshje e rendesishme,per mesfushorin,per te cilin ndeshja me Laçin tregoi se skuadra ka kualitet,pavarsisht mungesave,ndersa tashme shihet perpara dhe kundershtari i radhes vleresohet maksimalisht.

Tre piket jane objektiv per te shtunen,per vlonjatet ne rrugen drejt Europes,ndersa mesfushori Batha konfirmon edhe objektivin Europe qe ka Flamurtari per kete sezon.

Vlonjatet jane me te plote ne perberje,pasi rikthehen Useini dhe Bartha qe munguan per shkak kartonash,por edhe Torasa,i cili vuajti nje demtim. Mungon Deliaj,i cili e ka mbyllur kete vit,e megjithate Daja ka me pak shqetesime,per ndeshjen e rradhes,referuar mungesave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com