Loading...

Nastalgji – Kur “Flamurtari” mundte 1-0 “Barcelonën”

31 vjet më parë…

Kur “Flamurtari” mundte 1-0 “Barcelonën”

1987 – 9 dhjetor – Vlorë
Ora 12.40

Stadiumi “Flamurtari” eshte i mbushur si kurrë ndonjëherë më parë.
12.500 njerëz.
Jashtë tij ka po aq njerëz.
Të gjithë duan të futen brenda në stadium.
Kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria. Vlora priste në më pak se një vit, për herë të dytë “Barcelonën”.

Pas 50 minutash do të nis takimi, per turin e trëte të Kupës UEFA.
Por, para së të nis takimi, moti ka rezervuar një “surprise”jo të këndshme. Erë e fortë, shi e breshër, për gati 10 minuta. Një stuhi e vërtet, por askush nuk u largua.

Golin e fitores do e shënonte Sokol Kushta në minutën e 15-të.

“Flamurtari” nuk arriti dot të kualifikohej, por arriti një fitore të madhe, perballe “Barcelones.”

Dy vjet rresht përballë këtij ekipi, dy herë i ndalur prej tij. Secila nga një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në librin “Kampionët e Vlorës 1930-1990” ndeshjet e “Flamurtarit” me “Barcelonën” zënë një vend të të konsiderueshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com