Mediat greke shkruajnë se shqiptari Marios Isak që u vra mbrëmjen e djeshme, dyshohet të jetë qëlluar gabimisht nga shoku i tij. Policia ka shoqëruar një person si autor të dyshuar të këtij krimi, i cili ka pranuar para hetuesve të gjithë ngjarjen.
Ai ka thënë shokun e tij të fëmijërisë e qëlloi gabimisht me armë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen. 18-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë i pajetë në qytetin e Kavallas. Policia greke pritet që të sqarojë ngjarjen dhe rrethanat e plota. 18-vjeçarit Marios Isak iu gjet në dorë një shumë parash 50 Euro, për të cilat mediat greke aluduan se vrasja mund të kishte ndodhur për pazare droge.
Por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Policia po mundohet të zbardhë nëse viktima ka qenë i armatosur apo është qëlluar aksidentalisht nga miku i tij. Marios Isak është shqiptari i katërt që vritet në Greqi në harkun kohor të dy javëve.