Loading...

Viktimat e trafikimit, 71% janë gra e vajza

71% e të gjitha viktimave të trafikimit në mbarë botën janë gra dhe vajza, sipas shifrave të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërsa trafikimi i qenieve njerëzore është fenomen mbarëbotëror, që nuk njeh kufij, Konventa e Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit u drejtohet të gjitha shteteve në botë për të parandaluar këtë fenomen.

Vlera më thelbësore e Konventës është përqendrimi i saj në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e viktimave.

Konventa e përkufizon trafikimin si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si shkelje të dinjitetit dhe integritetit të qenieve njerëzore. Kjo do të thotë që organet kombëtare janë përgjegjëse, në rast se ato nuk marrin masa për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, për të mbrojtur viktimat dhe për të hetuar me efektivitet rastet e trafikimit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com