Loading...

Reforma e ujit, vijon puna me ritme të larta në Vlorë

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë është e vendosur për formalizimin e të gjithë abonentëve të qytetit bregdetar.

Gjatë aksioneve të ndërmarra ditët e fundit ka vijuar ndërprerja e ujit të pijshëm për debitorët në disa lagje të qytetit si në lagjen “28 Nëntori”, “24 Maji”, etj.

“Ne kemi vendosur të ndërpresim ujin e pijshëm për të gjithë konsumatorët që nuk paguajnë, në mënyrë që të çojmë deri në fund reformën e ujit”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Po ashtu, Ujësjellës Kanalizime Vlorë shprehet se “po shkojmë derë më derë për zbatimin e reformës së ujit. Sot vijuam me të tjerë abonentë në lagjen ’28 Nëntori’”.

Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje kanë realizuar edhe kontakte me abonentët në lagjet e qytetit, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit, ndërsa ka patur një angazhim të lartë nga të gjithë punonjësit e angazhuar në aksionet e ndërmarra. /atsh/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com