Loading...

Kryeministri mban premtimin, ndërtohet nga e para shtëpia e familjes Shabaj në Postribë

Kryeministri Edi Rama prej kohësh i ka shpallur luftë varfërisë, duke ndjekur nga afër rastet e familjeve që jetojnë në gjendje ekonomike të vështirë dhe në pamundësi strehimi.

Para disa javësh, Kryeministri Rama ka qenë në Postribë të Shkodrës, në familjen e Vullnet Shabaj, familje e cila jetonte në kushte të vështira me një shtëpi të rrënuar, gati për t’i zënë brenda familjarët.

“Mirëmëngjes.

Dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Kryeministri.

Kryeministri ka zbritur në Postribë në shtëpinë e Vullnet Shabajt, me 8 nëntor.

Kryeministri Edi Rama takoi familjarët e Vullnet Shabaj dhe interesohet për shtatë fëmijët e familjes, duke i pyetur nëse shkojnë në shkollë.

I zoti i shtëpisë përgjigjet, duke thënë se “shkojnë në shkollë dhe mësojnë shumë, kanë rezultate të mira”.

Më tej, Kryeministri në bashkëbisedim u drejtohet fëmijëve duke u thënë se “kjo është dhurata më e madhe që i bëni prindërve dhe është investimi më i madh që bëni për veten tuaj, por ne do bëjmë diçka patjetër”.

Kjo situatë është e rëndë shumë, vazhdon Kryeministri, duke shtuar se do ta zgjidhim këtë punë.

Rindërtimi i shtëpisë është në vazhdim. Kryefamiljari u shpreh se “familjen e kam strehuar, u kamë gjetur shtëpinë ndërsa punimet po vazhdojnë. Kryeministri i tregua burrë e mbajti fjalën, me vepra me punë” thekson ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com