Takimi i djeshëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Pejë është komentuar shumë në mediat serbe.
Rama mbështeti vendimin e homologut të tij kosovar, ndërsa përdori termin “What the f*ck” për gjestin që i bënë ministrit të Punës të Kosovës në Serbi, ku i kishin kërkuar të mos e përdorte fjalën “Republika e Kosovës”.
Kryeministri shqiptar u shpreh i zhgënjyer me sjelljen e Europës, ndërsa e quajti me dy fytyra për sjelljen e saj ndaj shqiptarëve.
Lidhur me këtë fjalim dhe gjithë takimin që u zhvillua dje, kanë shkruar sot thuajse gjithë gazetat në Beograd.
Gazeta “Alo” ka shkruar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo media ka shkruar:
Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet. Gjatë fjalës së tij në takimin e dy qeverive në Pejë, Rama i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj për të filluar punën nga ana e dy ministrive të Punëve të Jashtme për të zhvilluar një strategji të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në 2025.”
Ndërsa gazeta “Novosti” shkruan:
Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe