Sadete Popshini është një nga 1 mijë e 400 femrat që janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare. Në fund të këtij viti ajo do të niset me kontigjentin e 5-të shtesë, me mision në Afganistan. Ky mision kërkon përgatitje të lartë.
Ndaj ajo stërvitet me togën e mbështetjes së batalionit të dytë të këmbësorisë që njihet ndryshe si ‘Kompania e dragonjve”, më i miri i garnizonit të Zallherit.
Pjesë e stërvitjes janë edhe aksionet stimuluese në rast sulmesh terroriste. Vajtjen në Afganistan, edhe pse është një mision i panjohur, por Sadetja e sheh si sfidë.
Për një femër angazhimi në ushtri ka vështirësi të shumta. Por jo pak femra operojnë edhe në forcat detare. 27 vjeçarja Kristina Perroj është një prej 45 vajzave ushtarake të forcave detare. Vitet e fundit Shqipëria mban përqindjen më të lartë të femrave ushtarake në rajon, me 17.7 %./Tv Klan