Sot, e shtune dt.24 nentor ora 13:00-14:00, ne hollin e Teatrit “Petro Marko”, do te kryhen homazhe per percjelljen per ne banesen e fundit te aktorit dhe regjisorit te mirenjohur Qirjako Sava. Gjithe te afermit, miqte, koleget, qytetare dhe artdashesit vlonjat do te kene mundesi per ti bere nderimet e fundit ketij personaliteti te artit vlonjat, nder pionieret e krijimit te Estrades dhe Teatrit profesionist te Vlores!
V.O. Shfaqja e planifikuar per sot ne teater anullohet, per te vazhduar neser sipas programit.