Loading...

Kryeministri Rama bën një kthesë në Fier, inspekton Gjanicën

Duket se padurimit të qytetarëve për mbarimin sa më parë të punimeve të Gjanicës i është bashkuar dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndalon këtu sa herë i del rasti.

I ndodhur në qytetin e Fierit, por jashtë axhendës së përcaktuar, kryeministri Edi Rama, pas takimeve të zhvilluara në Libofshë, ka parë nga afër edhe ecurinë e punimeve të cilat po kryhen në qendër të qyteti të Fierit dhe në lumin Gjanicë. Shoqëruar nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Armando Subashi, Prefekti i Qarkut, deputetë dhe zbatues të projektit, kryeministri Rama është ndalur edhe një herë mbi urën e lumit Gjanicë, ku ka parë punën e kryer deri tani.

Ka qenë kryebashkiaku Subashi ai i cili i ka shpjeguar Kryeministrit Rama ecurine e punimeve në këtë pjesë, ndërsa që prej fillimit të tyre punohet me intensitet të lartë. Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Rama, pas vizitave në Fier, ndalet për të parë edhe punimet që po kryhen për rehabilitimin e lumit dhe rikonceptimin e qendrës së qytetit. Më parë ai e cilësoi Gjanicën një lum që “qelbte e përmbyste dynjanë i cili sot po hyn në shtratin e qendrës së re të qytetit. Falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com