Loading...

I shpërtheu makina në Vlorë, kush është drejtues i cili ka mbetur i plagosur rëndë

Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje. Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë. Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi  të karburantit nga ku po largohej automjeti Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.

Njoftimi i policisë Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com