Loading...

Kjo është efektivja e “Shqiponjave” që humbi 4 gishta nga kapsollat në protestë

Banorët e Unazës së Madhe protestuan sot përpara godinës së Kuvendit, ndërsa brenda zhvillohej seanca parlamentare për projektbuxhetin e 2019-ës.

Protesta përshkallëzoi në dhunë fizike ndërmjet protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gjatë protestës u përdorën shashka dhe mjete të ndryshme piroteknike.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 efektivë, ku njëra prej tyre ka humbur katër gishta të dorës si pasojë e një kapsolle.

Bëhet fjale për efektiven Ina Muka, 24 vjeçe.

Dy kolegë të saj janë afruar për ta ndihmuar ndërsa në sfond dëgjohen ulërimat e 24-vjeçares.

Ndërkohë një tjetër polic, si pasojë e shashkave ka dëmtuar daullen e veshit dhe ka humbur dëgjimin.

Mësohet gjithashtu se një efektive ka pësuar dëmtime të rënda në krah.

Efektivët e plagosur aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Pamjet nga skena e rëndë kanë qarkulluar në rrjet, teksa nuk mund të lihen pa u komentuar as skenat e dhimbshme të dhunës së një 17-vjeçari dhe një 65-vjeçareje nga efektivët e policisë, duke mos lënë pa përmendur edhe një protestues që e ndoqën deri në spital për ta marrë me dhunë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com