Loading...

Vrasja qe tronditi Bllokun, gjykata merr vendimin e madh per Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Ervis Martinajn, duke e lënë në arrest në burg pa afat.

Organi i akuzës kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte vendosur arrest në burg 30 ditë.

Afati skadonte më 4 Dhjetor, ndërsa Gjykata e Apelit ndryshoi këtë masë sigurimi duke e lënë në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve dhe daljes përpara gjyqit.

Ervis Martinaj është një nga të plagosurit e vrasjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut më 4 Tetor, ku mbeti i vrarë shoku i tij Fabian Gaxha. Përveç Martinajt, i plagosur mbeti shoku tjetër i tij Eljon Hato.

Aktualisht Martinaj po hetohet për 6 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese”, “pastrimi i produkteve të veprës penale”, “falsifikim i letërnjoftimit, pasaportave ose vizave”, “organizim i llotarive të palejuara”, “vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “fshehje e të ardhurave”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com