Loading...

Nami ne Greqi!! Thyen dyer e dritare, në pranga 19 persona mes tyre 1 shqiptar

Protestat e së shtunës në mbrëmje pranë Universitetit “Teknik Kombëtar të Athinës” dhe Universitetit “Aristoteli” në Selanik janë shoqëruar me dëmtime dyersh e dritaresh.

Për këtë, autoritetet greke kanë a*restuar 19 persona, mes tyre edhe një shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.

“Trotuaret dhe dritaret e shkatërruara, karriget e djegura dhe tabelat që u përdoren për të ngritur barrikada, janë dëshmi e aktiviteteve të anarkistëve që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë 45-vjetorin e një kryengritjeje studentore kundër regjimit ushtarak të atëhershëm të Greqisë”, shkruan Kathimerini.

Mes të a*restuarve janë 15 grekë të moshës nga 17-37 vjeç. Të tjerët rezultojnë nga Shqipëria, Afganistani, Rumania si dhe nga Palestina. Mediat greke grupin e protestuesve i etiketon si anarkistë dhe vandalë pasi veprimet e tyre ishin shkatërrimtare në dëm të pronës publike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com