Ndertimi i pese panelave ne zonen e Mifolit pritet te mbrojne nga gerryerjet nga lumi Vjose krahun e majte te shtratit ku dhe prej vitesh ka qene nder vendet me problematike.
Investim ne dy faza me 39 milion leke te reja fillimisht dhe ne fazen e dyte me nje vlere prej rreth 51 milion leke te reja.Problematikat ne kete zone,per shkak te mungeses se paneleve mbrojtes,quajtur argjinature ka sjelle permbytjet e zones ne fjale,nje nga zonat ,ku vit pas viti problematikat kane qene te medha referuar permbytjeve.
“Qellimi mbetet ndryshimi i rrjedhes se lumit,ne kohen e situatave me rershje te shumta,ndersa panelet synojne te permiresojne situaten,por nuk mund te parashikohet nese ky investim nuk mund te pengoje totalisht permbytjet,” sipas kryetarit te bashkise se Vlores Dritan Leli,i pranishem ne zone.
Problematike mbetet situata ne zonen e autostrades Vlore-Levan,ura e re mbi autostrade e ndertuar ngushtesisht ,duke krijuar nje dige per lumin Vjose dhe mbetet nje nga problematikat qe duhet zgjidhur. Nese nuk ndertohet mbi rrugen e re ne autostrade,atehere problemet e permbytjeve do te vijojne. Shqetesim,ky i ngritur nga administratori i Novoseles Kanan Shakaj. Zona e Novoseles dhe fshatrat mbeten nje nga zonat me te prekura per shkak te permbytjeve,nje situate,ku shqetesimi mbetet i pervitshem.