Loading...

Artistja e re shqiptare, synon tregun amerikan të muzikës

Një artiste e re shqiptare, po synon tregun amerikan të muzikës. Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.

Faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

Billboard shkruan “Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Regjisor i klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.

Njomza Vitia u lindur më 22 prill të vitit 1994, ajo rrjedh nga një familje Kosovare, prindërit e saj kanë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese, ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, e më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller.

‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”. Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller.m.z/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com