Renato Mekolli është kthyer në shefin e kuzhinës më të komentuar së fundmi me emisionin “Hell’s kitchen”. Sjellja dhe të bërtiturat e Renatos kanë bërë që shpesh ai të kritikohet e të sulmohet në rrjete sociale për këtë shkak.
I ftuar në “Ftesë në 5”, Bieta Sulo e pyeti Renaton se nga i del ai zë dhe nga e ka trashëguar gjithë atë nerv ndërsa shefi i kuzhinës i përgjigjet me humor se i ka të trashëguara pak nga Greqia.
“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë? Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo grek?” e pyet Bieta.
“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o Zot na ruaj”, u përgjigj Renato.
javascript:;