Teksa ndodhet ende në Francë, Presidenti Meta mesa duket ka gjetur një kohë të veçantë për t’i kushtuar kohë dhe kombëtares.
Më saktësisht, kreu i shtetit ka akorduar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, një legjendë të futbollit shqiptar, Edvin Muratin. Murati mori titullin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë.
Ish mesfushori i kombëtaret, Murati ka zhvilluar plot 48 ndeshje me kombëtaren tonë, e ndërsa ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës. Më i rëndësishmi, madje ai që gëzoi të gjithë zemrat kuq e zinj, ishte ai në ndeshjen 2-1 ndaj Greqisë./Shqipëriaime (G.B)