Një emigrante shqiptare që jeton dhe punon bashkë me familjen në Greqi është shpallur atletja më e mirë e vendit. Por, grekët kanë mbetur me gojë hapur kur kanë mësuar se ajo është shqiptare.
atletja Eleni Xhengo e cila është nga Korça, por jeton n` Greqi bashkë me familjen, është Kampione Bote në hedhjen e shtizës, titull që e ka fituar në muajin tetor. Por sot Eleni është shpallur edhe atletja më e mirë greke dhe Europiane duke i mundur të gjithë sportistet greke.
Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.
Shpallja e shqiptares si atletja më e mirë greke, shihet si një përgjigje ndaj ekstremistëve të cilët së fundmi kanë shkaktuar mjaftë trazira në jug të Shqipërisë.