Loading...

Shqiperia e shpalli “non-grata”, e shkuara e errët ekstr.emiste e eurodeputetes qipriote

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocarus, u shpall “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, për shkak të thirrjeve ra.ciste anti-shqiptare, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Megjithatë kjo duket se nuk i bëri aspak përshtypje deputetes, duke e quajtur nder, masën e marrë nga shteti ynë.

Kjo nuk është hera e parë që Theocarus ka probleme me drejtësinë.

Ajo është arrestuar në mars të 2011-ës nga ushtria turke, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro, në disa ndërtesa fetare. Së bashku me 65-vjeçaren u prangosën edhe tre kolege të saj.

Ndërsa në 2017-ën, Azerbajxhani lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Theocarus, për shkak të pjesëmarrjes në referendum, si vëzhguese.

Eurodeputetja ia hodhi paq kësaj here, pas urdhër-arresti nuk u pranua nga Interpoli. Në të dyja rastet, shkak për masat e arrestit janë bërë shfaqjet e saj ekstremiste.

Ndërkohë në lidhje me rastin e Kaçifas, ajo u shpreh se do ta çojë çështjen deri në Parlamentin Europian, ndërsa Shqipërinë e quajti vend diktatorial nën regjimin e Edi Ramës.

Eleni Theocarus ka lindur në vitin 1953 dhe është me profesion kirurge. Në 2016-ën ajo doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com