Gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar mafies shqiptare “Hellbanianz”, e cila meret me shitjen e kokainës së pastër.
Në artikull thuhet se trafikantët shqiptarë bëjnë jetë luksoze, si në burg, por edhe jashtë tij. Ata e kanë bazën e tyre në Barking, në lindje të Londrës, si dhe postojnë në rrjetet sociale, foto të armëve, parave dhe makinave të shtrenjta.
Sipas artikullit, “Hellbanianz” është një mafie e cila ka lidhje me bandat në Shqipëri, ndërsa sasinë e kokainës, e siguron drejtpërdrejt nga Amerika Latine.
Më tej thuhet se kjo bandë por edhe grupet e tjera shqiptare, kanë fituar terren, për shkak të kokainës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhunës për të fituar tregun e klientëve.
Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Krimit, ka dalë në konkluzionin se aftësia e trafikantëve shqiptarë për të futur sasi të mëdha kokainë në Britani, ka krijuar ato që quhen “linjat e qarkut”.
Këto të fundit janë zona për shpërndarjen e drogës, që kontrollohen nga një person, kryesisht në një vend urban.
Një zëdhënës i kriminalistikës në Britani, është shprehur se bandat shqiptare po zgjerohen dita-ditës dhe rëndësia e tyre po rritet.