Të enjten që lam pas u luajtën dhe ndeshjet e rradhës së Europa Ligës, ku midis së cilave luajti dhe ekipi i Lacios, tek i cili luan dhe gardiani i portës sonë, Strakosha.
Kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-1 ndaj francezëve të Marsejes, e kështu duke siguruar dhe kualifikimin për në fazën e mëtejshme të këtij kompedicioni.
Pas një lumi kritikash drejt Strakoshës, për një formë jo të kënaqshme, sidomos pas tre golave të pësuar në ndeshjen ndaj Interit, ky i fundit ka treguar dhe një herë “triumfin” e tij ndaj kritikëve.
Nga pesë goditje që shkuan drejt portës së mbrojtur nga gardiani kuq e zi, vetëm një përfundoi një rrjetë. E ndërsa nëse kritikët nuk dinë ta vlerësojnë, është pikërisht “France Football” ajo e cila e ka rënditur Strakoshën në formacionin e javës të kompedicionit prestigjoz Europa Ligë./Shqipëriaime (G.B)