Shefi i njohur i guzhinës Renato Mekolli kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve të tij me konkurentët në spektaklin e gatimit “Hell´s Kitchen”.
I ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, dhe i pyetur nëse është kërcënuar ndonjëherë për spektaklin ai është shprehur se kjo i ka ndodhur.
“Ka patur edhe kërcënime patjetër, por kjo ka ndodhur edhe tek Masterchef”.
Ndërkohë Aulona ka këmbëngulur të qëndrojë tek “Hell´s Kitchen” dhe e ka pyetur se si ka reaguar ai kundrejt këtyre kërcënimeve.
“Patjetër që unë kam marrë masat e mija, pamvarësisht se ishin kërëcënime budallenjsh”- ka përfunduar Renato. /Blitz