Loading...

Peshkatari HERO shpëton foshnjen në det: Mendova se ishte kukull

Një foshnjë 18 muajshë është shpëtuar krejt rastësisht nga një peshkatar. Ngjarja ndodhi në Zelandën e Re, në Plazhin Matata teksa Gus Hutt po peshkonte. Ky i fundit ka treguar se në fillim mendoi se ishte një kukull, por kur bebja lëvizi kuptoi se bëhej fjalë për një foshnje.

“Unë mendova se ai ishte një kukull. Iu afrova dhe e kapa nga krahu, vazhdoja ende të mëndoja se ishte një kukull. Fytyra e tij dukej si porcelan ndërsa flokët e tij të shkrurtër ishin të shtruara nga lagia, por më pas ai lëshoi një frymë të vogël dhe mendova, ‘Oh Zot, ky është një fëmijë dhe është gjallë,”– ka thënë Hutt, shkruan CNN.

Mesa duket ka qenë fëmijë me fat!

Bebja e shpëtuar
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com